Kuvendi i Kosovës diskuton sot për “demarkacionin”


Kuvendi i Kosovës diskuton sot për “demarkacionin”

09:42 23/02/2018

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për diskutuar ratifikimin e projekt-ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Seanca ishte planifikuar të zhvillohej të enjten, por pavarësisht pranisë së deputetëve në sallë, seanca nuk nisi për shkak të mungesës së kuorumit.

Shumica e grupeve parlamentare janë pro ratifikimit të marrëveshjes me ndryshimet për të cilat u ra dakord nga presidentët Thaçi e Vujanoviç.

Por Lëvizja Vetëvendosje paditi presidentin e Kosovës për tradhti, duke e akuzuar për falje territori Malit të Zi.

Ndërsa Lista Serbe paralajmëroi se nuk do ta votojë, pasi kërkon që më parë të diskutohet çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Miratimi i marrëveshjes së demarkacionit shihet si kusht për liberalizimin e vizave për kosovarët në Bashkimin Europian.

Tv Klan






Të ngjashme