Bashkëshortja i fsheh pallton dhe çizmet, del për gjueti i zhveshur


Bashkëshortja i fsheh pallton dhe çizmet, del për gjueti i zhveshur

10:58 23/02/2018

Historia e një gjuetari në malet Urale po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Pasi bashkëshortja vendosi t’i fshehë pallton dhe çizmet, burri vendosi të dalë për gjah i zhveshur në një kohë që temperaturat shënonin minus 20 gradë Celsius.

Pamjet janë filmuar nga një gjuetar tjetër i cili është shokuar kur ka parë kolegun e tij të zhveshur në pyll gati për gjuetinë e radhës me pushkë dhe në motoslitë.

Dhe pse kolegu i tij i ofron një bluzë, protagonisti nuk pranon duke thënë se po vjen pranvera.

/abcnews.al





Të ngjashme