Vjedhja e shtëpisë në Shkodër, lihet në burg edhe nipi i pronares
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët e grabitjes në Shirq të Dajçit.
Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj u lanë në burg dhe pranuan autorësinë e grabitjes.
Ndërsa, policia ka arrestuar edhe një person të tretë, Altin Alian, i cili është denoncuar nga i zoti i shtëpisë. Altin Alia u la në arrest me burg me afat për 12 ditë.
Alia është nipi i zonjës së shtëpisë Shaqe Alia. Ky i fundit ka mohuar se ka lidhje me grabitjen.
Ngjarja ndodhi natën e së mërkurës. Autorët të armatosur dhe të maskuar hynë në shtëpinë e Alisë dhe morën një shumë lekësh si dhe makinën që ishte parkuar në oborr. Ata u arrestuan disa orë më pas në kryeqytet./abcnews.al