Ekstradohet nga Gjermania shqiptari
Autoritetet kanë ekstraduar këtë të premte nga Frankfurti, shqiptarin Redi Ferizaj (Allkoci), një 31-vjeçar lindur në Tiranë, i dënuar me 7 vjet burg për vjedhje.
“Shtetasi në kërkim Redi Ferizaj (Allkoci), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim”
, thotë policia në një njoftim.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
/tvklan.al