Përleshje gjatë një tubimi elektoral në Torino
Torino u shndërrua natën mes të enjtes dhe të premtes në arenë përleshjes. Qindra mbështetës të organizatave majtiste anti-fashiste u përleshën ashpër me forcat e rendit, duke lënë të plagosur 6 policë. Ndërsa 2 manifestues ranë në pranga.
Përplasjet nisën pasi grupet e majta u përpoqën të pengonin një takim elektoral të partisë neofashiste CasaPound. Dhuna pason përleshjet e vazhdueshme të kohëve të fundit mes mbështetësve të grupimeve të dy ekstremeve të kundërta të politikës.
E teksa nga zgjedhjet parlamentare të 4 Marsit mbetet pak më shumë se një javë, ekstremi i djathtë po njeh një rritje të fortë të mbështetjes, si pasojë e klimës së paqëdrueshme politike, por edhe efekteve të krizës financiare të Eurozonës.
Tv Klan