Qeveria, mbledhje dy ditore në Berat
Këtë fundjavë qeveria do të mblidhet për dy ditë në qytetin e Beratit. Mbledhja, ku veç ministrava marrin pjesë dhe të gjithë zëvendësministrat, do të nisë në orën 16:00 dhe menjëherë pas saj, në orën 17:00 pritet një dalje e Kryeministrit Edi Rama.
Gjatë qëndrimit 2 ditor në qytetin e një mbi një dritareve janë parashikuar një sërë inspektimesh të veprave urbane në këtë qark, si dhe bashkëbisedime me përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe qytetarë e fermerë.
Tv Klan