Zbulohen lloje të reja peshqish


Zbulohen lloje të reja peshqish

06:53 24/02/2018

Zbulohen 5 lloje të reja peshqish nga shkencëtarët australianë. Në udhëtimin 2 mujor me anijen eksploruese u analizuan 42.747 ekzemplarë nga thellësi deri në 4800 metra në oqeane.

Mes atyre më interesante ishin: peshku pa fytyrë, i cili nuk ka sy të dukshëm dhe gojën e ka të vendosur në ekstremitetin e poshtëm të trupit, peshkaqeni-puro që është fosforeshent, ngjala me sqepin e ngjashëm me të patës dhe peshku-hardhucë.

Mbi 100 lloje të ndryshëm peshqish po studiohen aktualisht nga Enti Kombëtar në Tazmani për të përcaktuar cilët nga ta janë të panjohur deri tani nga shkenca. 10% e tyre shihen për herë të parë në Australi ndërsa 5% janë potencialisht të panjohur.

Studiuesit thonë se janë të bindur që në fundin e oqeaneve ekzistojnë ende shumë lloje të reja që ndoshta njeriu si ka parë asnjëherë, dhe zbulimet do ndihmonin për të pasur një ide më të qartë të faunës detare dhe evolucionit.

Klan Plus






Të ngjashme