Negociatat për detin/MEPJ i kthen përgjigje Metës


Negociatat për detin/MEPJ i kthen përgjigje Metës

11:11 26/02/2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidenti të Republikës, Ilir Meta lidhur me kërkesën për autorizim të negociatave me Greqinë. Një prej pikave të kërkuara nga Presidenti Meta ka të bëjë me emrat e grupit të negociatorëve. Në përgjigjen e kthyer nga Ministri Ditmir Bushati mësohet se do të jenë dy bashkëkryetarë; Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Emrat e tjerë janë Artur Meçollari, i larguar nga ushtria në vitin 2012. Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna,drejtori i Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore  Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.

Sqarimet e tjera të kërkuara nga presidenti i republikës kanë të bëjnë me pretendimet territoriale dhe ku do të përdoret barazlargimi strikt dhe ai i korrektuar në vijën e demilitimit.Burime pranë Institucionit të Republikës bëjnë me dije se kanë protokolluar letrën e dërguar nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme./abcnews.al






Të ngjashme