Video/ Kapen dy persona, shpërndanin kokainë në zonën e ish-bllokut
Dy persona janë vënë në pranga, pasi një operacioni të zhvilluar nga policia e Tiranës. Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, të dy banues në Durrës, janë kapur me lëndë narkotike, kokainë.
Në momentin e arrestimi, i cili u bë në rrugën “Kongresi Manastirit”, ata ishin duke qarkulluar me automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga Ermir Bajramaj. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.
Droga ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
/tvklan.al