Në vitin 2017 qytetarët u furnizuan më pak me ujë
Furnizimi me ujë gjatë vitit 2017 është zvogëluar me 0.3 litra në orë. Enti Rregullator i Ujit ka ndryshuar me rritje tarifat për konsumatorët për 7 bashki, ndërsa është në proces miratimi i çmimeve të reja edhe për 7 ujësjellësa të tjerë.
Gjatë raportimit në kuvend, kreu i këtij institucioni tha se performanca e ujësjellës – kanalizimeve është mjaft e dobët se dhe vetëm 18 nga 57 bashki arrijnë të mbulojnë kostot e furnizimit me ujë. Rënien e orëve të furnizimit ai e shpjegoi edhe me shkaqet elektorale.
Por Ndriçim Shani u zotua përpara deputetëve të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese se nëse bashkitë nuk arrinin të realizonin biznes-planin e paraqitur në momentin që kërkuan rritjen e çmimit të ujit, atëherë kjo do të çonte në një vendim për anulimin e tarifave.
Ai tha se në gjendje më alarmante është qyteti i Durrësit.
Kreu i Entit Rregullator të Ujit e kosideroi si ambicioz planin për të furnizuar me 24 orë ujë kryeqytetin pas 5 vjetësh, pasi në total shifra e investimeve teknike që duhet për Tiranën është 2 miliardë Euro, ndërsa bashkia ka premtuar ta realizojë me 177 milionë Euro. Ai sqaroi se në tarifa e rritur në datën 1 Janar, financon vetëm 30% të vlerës që duhet të investohet, ndërsa pjesa tjetër do të relaizohet përmes kredive të buta.
Tv Klan