Dëmtimi i Neymar, trajneri i PSG: E kemi nën vëzhgim
Neymar la fushën me barelë në takimin e kampionatit mes Paris Saint Germain e Marseille dhe sipas “Globoesporte” e “AS” do të mungojë 2 muaj. Braziliani u lëndua në kavilje dhe pritet të kryejë një ndërhyrje. Megjithatë ky lajm u quajt si i rremë nga trajneri i parizienëve Unay Emery.
“Neymar nuk do të operohet, të shikojmë në ditët e ardhshme se si do të jetë gjendja e tij”.
Emery tha se ka pak mundësi që Neymar të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit me Real Madrid më 6 mars në “Parc des Princes”. Por nëse mungesa do të jetë e gjatë siç thuhet në media, sulmuesi mund të arrijë në formën më të mirë fizike në finalet e Botërorit që do të nisin në mesin e muajit Qershor.
Tv Klan