STOP – EMISIONI 127 (SEZONI 3)
Bora zbardh vendin…ca kripë gjelle na zgjidh punë…?!
Tirana dhe i gjithë vendi u gdhi sot i zbardhur nga bora.Por në Shkodër, rrugët kanë nisur të pastrohen manualisht, duke hedhur kripë me dorë.Mesa duket kjo është zgjidhja dhe masa e vetme e bashkisë, pavarësisht se vala siberiane e të ftohtit ishte njoftuar më parë nga shërbimet meteorologjike.
Kamera e fshehtë, 100 mijë lekë për rezonancë, në të kundërt muaj pritje.
Një qytetar ka fëmijën sëmurë, ndaj dhe i drejtohet shërbimit të Pediatrisë në QSUT. Pasi i rekomandojnë që fëmija të bëjë rezonancën, i lenë datë për këtë ekzaminim në fund të muajit Prill.Në këto kushte, hyn në punë “varianti klasik”. Qytetari i paguan 100 mijë lekë nën dorë infermieres Lazime Pëllumbi dhe rezonanca realizohet brenda ditës.