Gjendet i vdekur në shtëpi një 33-vjeçar


Gjendet i vdekur në shtëpi një 33-vjeçar

19:41 27/02/2018

Një i ri ka humbur jetën këtë të martë në Fier. Burime zyrtare thonë se 33-vjeçari me iniciale R.B, u gjet i pajetë në banesë nga familjarët e tij rreth orës 18:30, në lagjen “8 Shkurti”.

Paraprakisht, sqaron policia, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Megjithatë, për rastin është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

./tvklan.al






Të ngjashme