Kokaina e kapur në Shqipëri, jehonë në mediat e huaja


Kokaina e kapur në Shqipëri, jehonë në mediat e huaja

19:32 28/02/2018

Sekuestrimi i sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Shqipëri ka bërë jehonë në mediat kryesore botërore. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan;

Kokaina kolumbiane u kap në Shqipëri, arrestohen dy persona.

Policia shqiptare sekuestron kokainën kolumbiane, të fshehur në një ngarkesë bananesh,

është titulli i prestigjozes amerikane Washington Post.

Edhe Fox News raportoi lajmin e drogës së hyrë nga porti i Durrësit. De Telegraf në Holandë, shkruan se kokaina me vlerë 180 milionë euro është më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Edhe në Itali, agjencia e lajmeve NOVA raporton lajmin e kapjes së ngarkesës së madhe të drogës së ardhur nga Kolumbia.

Tv Klan






Të ngjashme