“Arbri Garden” ka sjellë 97 ngarkesa nga Amerika Latine
“Arbri Garden” kompania e cila ishte porositëse e kontenierit me banane ku u gjeten 613 kilogramë kokainë është themeluar në maj të vitit 2012.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani ka administrator dhe ortak të vetën Arbër Çekaj i shpallur në kërkim nga policia.
Objekt i punës së kësaj firme janë investime ne fushën e medias, tregtim artikuj të ndryshëm industrial, tregtim të frutaperime dhe një sërë aktivitetesh të tjera. Kjo kompani e ushtron aktivitetin e saj në disa qytete te vendit si Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Sipas të dhënave zyrtare “Arbri Garden”, që nga krijimi i saj para 5 vitesh ka marrë në vendet e Amerikës latine 97 ngarkesa kryesisht në Ekuador dhe Kolumbi. Thuajse ne te gjitha rrugët ajo ka importuar banane.
Veprimet tregtare të firmës janë duke u verifikuar nga prokuroret për sqaruar të gjithë aktivitetit e Çekajt si dhe personat që mund të jenë bashkëpunëtor me të. Grupi hetimor që po evidentohen edhe pasuritë e të arrestuarve dhe të dyshuarve si të përfshirë në këtë trafik.
Tv Klan