Moti i keq, transportohen me helikopter dy gra


Moti i keq, transportohen me helikopter dy gra

20:04 28/02/2018

Dy gra me probleme shëndetësore të bllokuara nga bora në fshatrat e Shalës së Shkodrës u transportuan për ndihmë mjekësore drejt Tiranës nga njësia e helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale arriti të ndihmojë dy të sëmurat në fshatrat Nënmavriq dhe Lekaj vetëm pas dy tentativash për t’u ulur.

42-vjeçarja me probleme kardiake dhe e sëmura tjetër me probleme apandesiti akut janë nën mbikqyrjen e mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

/abcnews.al






Të ngjashme