425 kg hashash me motobarkë drejt Greqisë, pranga 42 vjeçarit shqiptar


425 kg hashash me motobarkë drejt Greqisë, pranga 42 vjeçarit shqiptar

09:03 01/03/2018

Një motobarkë e mbushur me 425 kilogram kanabis ishte nisur nga Saranda drejt brigjeve të Thesprotisë një 42 vjeçar shqiptar.

Droga do të shkarkohej fillimisht në bregun e Platariasë dhe më pas do të merrej nga trafikantët grekë për t’u shpërndarë në tregun e brendshëm. Policia helene ishte në dijeni të kësaj ngarkese dhe angazhoi  gjashtë skafe nga Igumenica, Korfuzi dhe Lefkada për të mbajtur nën vëzhgim shqiptarin, i cili po lëvizte me shumë kujdes dhe fare afër bregut, në mënyrë që të mos zbulohej  nga kamerat e portit të Igumenicës dhe radarët.

Rreth orës 2 pas mesnate 42 vjeçari mbërriti në Plataria dhe në momentin që po shkarkonte  këto 36 pako me drogë u bllokua nga policia. Notobarka 6 metra e gjatë u sekuestrua bashkë me sasinë drogës dhe 3 telefona celularë.

Bëhet fjalë për një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë nga policia e këtij rajoni. Shqiptari që u vu në pranga dyshohet se transportonte sistematikisht drogë nga Shqipëria në Greqi përmes detit. Suksesi i operacionit erdhi falë sinjalizimit nga një agjent i policisë së Prevezës, i cili kishte arritur të infiltrohej në radhët e trafikantëve.

Tv Klan

 





Të ngjashme