RUDINA – MIRA MEKSI: SI E PERJETOVA HUMBJEN E BLANKO-S; MERI SHEHU: SHENJATE ME SHUME FAT PER MUAJIN MARS


RUDINA – MIRA MEKSI: SI E PERJETOVA HUMBJEN E BLANKO-S; MERI SHEHU: SHENJATE ME SHUME FAT PER MUAJIN MARS

19:37 01/03/2018

Të ftuar:

Mira Meksi – Shkrimtare

Mira Meksi është një ndër shkrimtarët më të mira në letërsinë bashkëkohore shqipe. Librat janë gjithnjë tema e saj kryesore, por sot në studion “Rudina” përveç botimit të saj më të fundit “Flutura mes Gjinjve” ajo foli edhe për një ngjarje shumë të dhimbshme që ka ndodhur në jetën e saj kohët e fundit, humbjen e një krijese shumë të dashur për të, qenit të saj Blanko.

“E kam përjetuar shumë rëndë humbjen e Blankos, ndihem sikur më kanë shkulur zemrën. Kishte më shumë se një vit që ishte konstatuar një sëmundje tek ai sëmundja Cushing, e cila është e përhapur për moshën që ishte Blanko. Ai jetoi rreth 12 vite e 3 muaj. Unë shpërndava lajmin për humbjen e tij, më 20 Shkurt 2018. Drama ishte pas humbjes së tij, këtu nuk ka një vend ku të prehet ajo krijesë.

Ne njerëzit jemi qenie komunikatave dhe në mënyrën më harmonike këtë ta siguron një kafshë. Zbulimet kanë treguar se kafshët kanë një aparat sentimental që tek njerëzit është e ngurtësuar. Është një lidhje mistike ajo që të jep kafsha. Blanko u shua në duart tona”,

 tha shkrimtarja.

Meri Shehu – Astrologe

Jemi në fillimin e muajit Mars. Edhe pse nga temperaturat nuk duket, jemi zyrtarisht në prag Pranvere. Fillimi i një stine të re sjell dhe ndryshime në lëvizjen e yjeve dhe planeteve. 

Por se si do të ndikojnë ato në jetët tona do të na e thotë astrologia Meri Shehu. E ftuar në studion e “Rudina”, Shehu tha se peshqit, binjakët, shigjetarët duhet të kenë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm. Është një ditë shumë e mirë sot për ta dhe mund të vendosin gjëra shumë të mira.

 

Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:

12-Peshorja: Fillojnë me një lloj ngadalësimi në çështjet e tyre dhe do të kenë disa pengesa. Ata sikur vihen në përballje, do të kenë hënë të plotë në shenjën e tyre, por nuk do të jetë shumë pozitive.

11-Binjakët: Hëna e plotë nesër i nxjerr të zbuluar. Deri në mes të Marsit do të jenë në qendër të bisedave të të tjerëve, ata do të kenë periudhë delikate. Hëna e re në datë 13 mund të japë një fillim të ri për ta.

10-Demi: Hëna e plotë në Virgjëreshë, ju jep një mundësi të mirë për njohje, por pas datës 7 fillojnë pengesat dhe ngatërresat. Çështjet e punës së tyre do të komplikohen në fund të Marsit.

9-Gaforrja: Është në këtë pozicion, sepse do jenë në katërkëndësh. Duhet të jenë vigjilentë në marrëdhënie me të tjerët. Do të bëhen pre e kritikave të forta për çështje pune. Zakonisht Gaforret kanë inatë dhe e përdorin të parin. Nëse përdorin diplomacinë do të mund të marrin një pozicion të mirë.

8-Luani: Kanë fillimin e Marsit shumë të mirë, do të kenë udhëtime, kontakte me jashtë, etj. Në një çështje ekonomike duhet të kenë kujdes. Hëna e re është e bukur në mes të Marsit, por për Luanët sjell difiçit nga ana shpirtërore.

7-Bricjapi: Është në këtë pozicion pasi në 17 Mars do të kenë një komplikim në jetën personale. Mesi i Marsit i ftoh dhe nëse janë në krizë, në mes të Marsit mund të bëjnë një ndarje.

6-Peshqit: Mund të bëhen pjesë e një loje që nuk e kanë kuptuar, ose duan të jenë pjesë e saj. Me qetësi duhet të shikojnë edhe çështjet ekonomike.

5-Ujori: Nuk do të preket negativisht. Me pak vështirësi do të gjejë dashurinë. Fjala luftë ngelet në kontekstin e tyre dhe në fund të Marsit premtohet një moment erotik për ta.

4-Akrepi: Do të ketë ditë të mira, mesi i Marsit do të jetë fatlum për ta. Do të ketë goditje nga ana personale dhe pak vështirësi me punën.

3-Virgjëresha: Mund të bëhet pjesë e një njohje të suksesshme, por për dikë që bashkëpunon me ta nuk do të jetë e mirë. Fillime të reja punësh do të kenë në mes të Marsit.

2-Dashi: Pranvera për ta do të sjellë dashuri, udhëtime, paqe.

1-Shigjetari: Çështjet familjare dhe ekonomike do të jenë mirë. Do të kenë lajme të mira në karrierë, Hëna në Virgjëreshë i thërret për më shumë shkëlqim. Do të ketë nota optimiste, do të relaksohen me veten dhe do të bëjnë udhëtime.

Rubrika “Quiz”






Të ngjashme