Kukësi nuk bën eksperimente ndaj Lushnjes
Edhe pse përballë ka Lushnjen që është dorëzuar tashmë e ka dalë edhe nga objektivi i qëndrimit në Superligë, Peter Pacult nuk ka ndërmend të bëjë eksperimente. Do të shkojë në këtë takim me formacionin më të mirë të mundshëm
“Mendoj se në këtë fazë ku ka hyrë kampionati nuk ka kohë, për të nënvlerësuar asnjë ekip kështu që edhe ndaj Lushnjës do të futemi në fushë për të luajtur sikur kemi përballë Partizanin apo Skënderbeun. Nga lojtarët kërkoj që të jenë maksimalisht të përqendruar për takimin.”
Pikën nga barazimi me Skënderbeun e konsideron shumë të vlefshme për rrethanat ku ndodhet kampionati në këtë fazë.
“Kampionati është shumë i barabartë dhe kjo u pa edhe në humbjen e Flamurtarit, ndaj deri në fund do të ketë edhe një luftë mes të gjithë ekipeve. Edhe ne na ndodhi ajo që i ndodhi Flamurtarit, ndaj shoh një kampionat të fortë. Në ndeshjen ndaj Skënderbeut ishim ne ata që humbëm dy pikë, që mund ta na kushtojnë shumë.”
Kukësi mori vendin e dytë në renditje dhe gjendet me 36 pikë po aq sa Flamurtari i vendit të tretë.
Tv Klan