Thikë bashkëmoshatarit, arrestohet 17-vjeçari
Një adoleshent nga Durrësi është arrestuar pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur një bashkëmoshatar të tij.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar 17-vjeçari D.L., banues në Durrës.
Ai akuzohet se në lagjen Nr.15, Spitallë, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 16-vjeçarin A.Gj., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Adoleshenti i arrestuar po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes./tvklan.al