Skënderbeu i uritur për pikë
Skënderbeu është ende i uritur për pikë. Edhe pse distanca me vendin e dytë është mjaft e madhe, Ilir Daja kërkon më shumë nga lojtarët e tij. Përballja e radhës është me Lacin.
I pyetur për çështjen e dopingut të Jashanicës, trajneri shfajëson lojtarin, dhe sqaron se stafi mjeksor gaboi duke e mjekuar alergjinë e tij akute me anë të një injeksioni, teksa futbollisti duhej ta merrte medikamentin në rrugë orale.
Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën. Të kuqtë vijnë nga fitorja e thellë 6-0 me Lushnjën.
Pozicioni aktual i të kuqve i vë përballë shumë rivalë.
Veç këtyre dy takimeve, këtë të dielë Lushnja do të luajë me Kukësin, ndërsa të hënën Luftëtari pret kamzës, dhe Vllaznia-Flamurtarin.
Tv Klan