
Budistët me kandilë në duar
Mijëra murgj budistë dhe besimtarë të kësaj feje janë mbledhur me kandilë në duar në një nga tempujt më të mëdhenj që ndodhet në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok. Kjo ceremoni mahnitëse mblodhi të paktën 1 mijë murgj, në nder të ditës “makha puja”.
Besimtarët budistë ndezin kandilët dhe më pas luten së bashku. Ky eveniment renditet i dyti për nga rëndësia e festivaleve budiste, dhe festohet gjithmonë natën e hënës së plotë të muajit të tretë hënor.
Qëllimi spiritual i ditës ‘makha puja’ është pastrimi i mendjes së njeriut, nje ditë kur njerëzit duhet të bëjnë vetëm gjëra të mira dhe të qëndrojnë larg mëkateve.
Klan Plus