Manifestime në Shkup kundër ndryshimit të emrit


Manifestime në Shkup kundër ndryshimit të emrit

23:41 04/03/2018

Teksa kryeministri maqedon Zoran Zaev informon opozitën mbi variantet për emrin që po negocion me Greqinë, protestat në Shkup nuk ndalen.

Mijëra persona morën pjesë në manifestimin e radhës në qendër të kryeqytetit maqedon, nën moton “Emri ynë e drejta jonë”.

Në manifestim i kërkohej qeverisë të mos pranojë ndryshimin e emrit dhe identitetit, duke kërkuar që vendi të mbajë emrin Maqedoni. Manifestimi që u shoqërua edhe me valle folklorike vendase, organizohej nga grupime të ndryshme nacionalistët, që kërkuan ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë. Por krahas kësaj, ata protestuan edhe kundër pr/ligjit të gjuhëve, që e shndërron shqipen në gjuhë të dytë zyrtare, por që ende nuk është miratuar në parlament.

Krahas Shkupit, komuniteti sllavo-maqedonas manifestoi edhe në vende të tjera si Shtetet e Bashkuara dhe Australi, ku një grup i vogël protestuesish i vunë flakën fotos së kryeministrit Zaev.

Tv Klan

 

 

 

 

 






Të ngjashme