Horoskopi 5 Mars 2018


Horoskopi 5 Mars 2018

09:20 05/03/2018

Dashi – Çdo pretendim që ngrini duhet ta mbështesni me fakte të pakundërshtueshme. Nëse rivalët ju kapin ndonjë dobësi, edhe në gjëra të vogla, reputacioni juaj mund të pësojë dëme të mëdha.

Demi – Ato që do të ndodhin përgjatë 24 orëve të ardhshme do ju detyrojnë të zgjidhni mes një numër objektivash që ju kanë gumëzhirë në kokë. Zgjedhni një rrugë dhe mos u largoni prej saj.

Binjakët – Diçka që më parë ju dukej hutuese sot do të bëjë kuptim për ju. Përveç të tjerash do të kuptoni se konfuzioni në një pjesë të madhe ishte për fajin tuaj. Herën tjetër shikojini gjërat siç janë, jo si doni ju t’i shikoni.

Gaforrja – Gjërat që do të ndodhin në ditët në vazhdim do jua bëjnë të qartë se ju duhet të rishikoni një situatë që e keni menduar të mbyllur. Mos kini frikë të pranoni se edhe ju bëni gabime.

Luani – Duket sikur nuk keni shumë zgjedhje për ato që kërkohet të bëni, por bëni më të mirën tuaj. Kujtoni që jo gjithçka ka të bëjë me ato që doni ju, por edhe ato që duan njerëzit e tjerë.

Virgjëresha – Ajo që do të bëni për vete këtë javë do ju sjellë më shumë kënaqësi se ato që njerëzit e tjerë bëjnë për ju. Duke krijuar diçka me mendjen dhe dorën tuaj, ju do tu kujtoni njerëzve se jeni më shumë se një fytyrë e bukur.

Peshorja – Ju jeni prej njerëzve që shmangin gjetjen e zgjidhjes për një problem që vazhdon prej shumë kohësh me shpresën se do të zgjidhet vetë, apo veproni për të bërë diçka vendimtare? Ju e dini përgjigjen, mjaft e zgjatët këtë çështje dhe nisni ‘luftën’.

Akrepi – Nëse keni qenë të paqartë se si të trajtoni situatën e vështirë me të cilën jeni përballur kohët e fundit, duhet të shikoni pas që të kuptoni se i keni lejuar vetes të bëheni shumë konfuzë duke dëgjuar shumë zëra dhe opinione të ndryshme.

Shigjetari – Në një kohë të caktuar këtë javë do të kuptoni se disa zakone tuajat duhet të ndryshojnë. Nëse qëndroni me të shkuarën do të mbeteni pas, kështu që zgjohuni dhe veproni.

Bricjapi – Nëse ka diçka që keni menduar ta nisni dhe t’ia dilni mbanë pa u lodhur shumë, keni edhe pak kohë për të vepruar. Më pas ndiqni instiktin tuaj.

Ujori – Dyshimet dhe frika e javëve të fundit do të zhbëhen dhe do të kuptoni se shumë gjëra për të cilat ju jeni shqetësuar  nuk ia ka vlejtur për kohën dhe energjinë e harxhuar.  Jini më pozitivë.

Peshqit – Besoni çfarë doni të besoni dhe injoroni ata që ju thonë se jeni i marrë, i keq apo i rrezikshëm në pikëpamje të caktuara. Ata kanë frikë nga idetë tuaja.

/tvklan.al






Të ngjashme