63-vjeçarja e fiksuar pas FB: Rri orë të tëra në celular


63-vjeçarja e fiksuar pas FB: Rri orë të tëra në celular

13:15 05/03/2018

Çdokush i përdor rrjetet social, për të kaluar kohën e lirë, apo për të komunikuar me shoqërinë dhe me të afërmit. Kohët e fundit, Facebook-u është kthyer në një nga platformat që përdoret më shumë nga shqiptarët. Por përdorues të këtij rrjeti social nuk janë vetëm të rinjtë, por janë dhe të moshuarit.

Behare Mema, 63 vjeç, ka rreth 3 vite që ka hapur llogarinë e saj në Facebook. Ajo ka njohur shumë miq të rinj dhe tregon për Klan Plus se përdorimi i këtij rrjeti social është kthyer në pjesë të përditshmërisë së saj.

“Sa zgjohem në mëngjes, direkt do të hap telefonin, kush më ka çuar ndonjë mesazh, e më pas i përshëndes të gjithë Mirmëngjes. I çojmë njëra-tjetrës figurat e ndryshme, përshëndetjet…”.

Beharja shprehet se nëpërmjet Facebook-ut, ka rigjetur shoqet e saj më të vjetra, me të cilat kishte shumë kohë që nuk fliste.

“Paska qenë shumë i domosdoshëm, pasi kisha 30 vjet me shoqet e mia, që unë nuk kisha folur, që në 91’shin, kur u shkëputëm nga ndërmarrjet. Facebook-u bëri që të ishim shumë afër me njëra-tjetrën”.

Megjithëse shumë mund të mendojnë se kjo platformë komunikimi përdoret vetëm nga të rinjtë, 63-vjeçarja shprehet se edhe personat në moshë mund ta përdorin lehtësisht dhe pse teknologjia ka avancuar së tepërmi

“E pata të vështirë në fillim se thashë nuk do e mësoj dot, por ja që nuk kishte hiç i vështirë. Vetëm Facebook-u nuk ka moshë. Sidomos për neve qenka, jo për të rinjtë se ata ndoshta kanë mundësinë edhe të takohen, kurse neve nuk takohemi, vetëm përshëndetemi me anë të Facebook-ut.”

Sipas studimit më të fundit të

eMarketier

, Facebook është më i përdorur nga personat e grupmoshës 55-65vjeç në Britani, teksa të rinjtë zgjedhin të përdorin rrjetin social Instagram dhe Snapchat.

Klan Plus/ Xhois Kuta






Të ngjashme