
Përballen Vllaznia dhe Flamurtari
Vllaznia dhe Flamurtari përballen në javën e 23-të të Superligës me objektiva të ndryshëm. Shkodranët synojnë qëndrimin në Superligë ndërsa vlonjatët rikthimin në vendin e dytë. Për trajnerin Shpëtim Duro sfidohen dy ekipe të barabarta.
“Jemi në situatë si me Teutën ku barazuam por edhe mund të fitonim le të fitojë më i miri.”
Në të njëjtën linjë është edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Sedat Berisha, i cili e njeh punën e teknikut Duro që kur ishte futbollist i Shkëndisë së Tetovës.
“S’ka shokë në fushë, të fitojë më i miri. E dimë kush është Flamurtari.”
Në situatën ku ndodhen në renditje, si dhe me gjendjen e formacioneve përkatëse barazimi është objektivi i të dy ekipeve.
Tv Klan