Dënohet me burg tregtari shqiptar i heroinës në Francë
Një gjykatë franceze ka dënuar me 2 vite e gjysmë burg një 25-vjeçar shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit heroinë. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua më 25 Shkurt në komunën Ville le Grand. Gjatë kontrollit në makinë, atij iu gjetën 200 gram heroinë dhe 1800 Euro cash.
Policia shkoi për të kontrolluar edhe banesën ku ai jetonte. Aty u zbuluan më shumë se dy kilogramë heroinë dhe 995 Euro. Hetimet e autoriteteve franceze zbuluan se tregtari shqiptar i drogës kishte mbërritur në Francë muajt e fundit dhe përfitonte 1500 Euro në ditë nga trafiku i heroinës.
Mediat shkruajnë se 25-vjeçari kishte zëvendësuar në këtë detyrë një tjetër shqiptar, i cili ishte kthyer në Shqipëri. Nga hetimet rezulton se ai është pjesë e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes së heroinës, që ka baza në Zvicër dhe në Shqipëri.
/tvklan.al