Video/ Kryeministri Rama merr Çmimin e Pluralizmit Kulturor


Video/ Kryeministri Rama merr Çmimin e Pluralizmit Kulturor

22:38 05/03/2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë Çmimin për Pluralizmin Kulturor nga qeveria amerikane për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit.

Çmimin e marrë, shefi i qeverisë shqiptare e ka ndarë për publikun në rrjetin social në Facebook.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PËR PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”,

thotë Kryeministri.

Prej dy ditësh, Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku mbajti fjalë në konferencën amerikano-izraelite AIPAC.

/tvklan.al






Të ngjashme