Tërhiqet numri 13 që u mbajt nga Astori


Tërhiqet numri 13 që u mbajt nga Astori

17:54 06/03/2018

Ndarja e parakohshme nga jeta e Davide Astori për shkak të një ataku kardiak trishtoi të gjithë. Për nder të tij, Fiorentina dhe Cagliari vendosën që të tërheqin numrin 13, që mbrojtësi e mbajti në vitet që u aktivizua me këto skuadra.

Shumë propozime janë bërë nga tifozët e Fiorentina në kujtim të kapitenit që stadiumi i ri ose të paktën një sektor i tij të marrë emrin e Davide Astori.

Federata Italiane e Futbollit dhe Liga do të nderojnë futbollistin, pasi të gjithë ekipet do të hyjnë në fushë me fanellën me emrin e Astori. UEFA vendosi që të mbajë 1 minutë heshtje në takimet e Champions League dhe Europa League të planifikuara këtë javë.

Pritet që autopsia të qartësojë më shumë shkaqet e kësaj tragjedie. Ceremonia mortore do të mbahet të enjten në Firence. Kapiteni i Fiorentina, Davide Astori u shua këtë të diel, në moshën 31-vjeçare. Mbrojtësi u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli në Udine ku ekipi qëndroi në prag të ndeshjes me Udinese.

Tv Klan






Të ngjashme