Stop pijeve /Anglia i ndalon për të rinjtë nën moshën 16 vjeç
Fëmijëve nën moshën 16 vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar iu është ndaluar konsumi i pijeve energjike. Jo vetëm sepse kanë përmbajtje sheqeri, por sepse u bëjnë dëm shëndetit në tërësi.
Referuar një studimi të fundit 55% e të rinjve deri në 24 vjeç që kosnumojnë këto pijë rezultuan me probleme shëndetësore, përfshirë këtu rrahjet e shpejta të zemrës dhe mbipeshën.
Për këtë arsye që prej 26 Marsit blerja e pijeve energjike do të jetë e ndaluar për fëmijët nën 16 vjeç.
Në Britani ka nisur edhe një fushatë e quajtur #notforchildren të cilës I janë bashkuar mijëra prindër dhe qytetarë, të cilët shprehin shqetësim për varësinë që kanë të rinjtë ndaj këtyre pijeve me nivel të lartë sheqeri.
Një kërkesë e shtuar është edhe përcaktimi në këto kanaçe për sasinë reale të kafeinës, qoftë kur ndodhet në pije edhe për arsye psikologjike.
Përcaktimi i moshës së cilës iu ndalohet konsumi i pijeve të tilla është një nismë vullnetare që synon përmirësimin e shëndetit publik sa i përket uljes së obezitetit dhe varësisë tek të rinjtë.
Klan Plus