6 ekipe luftojnë për Europën
Që nga Kukësi e deri tek Partizani, janë 6 skuadra që luftojnë për vendin e dytë të renditjes. Vetëm 7 pikë e ndajnë këtë pozicion me atë të vendit të 7, ku ndodhen të kuqte e kryeqytetit.
Skuadrat janë shumë të ngjeshura me pikë. Për këtë arsye edhe vetë protagonistët pranojnë se kampionati këtë sezon është shumë i barabartë.
Nëse skuadrat nuk i bëjnë mirë llogaritë në dy ndeshjet e radhës dhe kjo renditje mund të ndryshojë në mënyrë të pabesueshme.
Kukësi duhet të kujdeset të marrë maksimumin e mundshëm nga Teuta dhe Luftëtari për të llogaritur më mirë ndeshjet pasardhëse. Gjirokastritët e Hasan Likës po kërcënojnë edhe këtë sezon një nga vendet e pjesëmarrjes në Europë, por në javën e 24 duhet të vizitojnë Partizanin në kryeqytet.
Laçi i vendit të 5 do të presë Flamurtarin që pasojë rëndë në Shkodër dhe i duhet të rikthehet në rrugën e fitores pas një barazimi dhe dy humbjesh më pas me Lushnjen do të luajë disi më i qetë.
Më e vështirë është situata për Kamzën. Ndeshjet e 6 javëve të ardhshme do të jenë si një garë me pengesa të larta, madje në malore për skuadrën e Ramadan Ndreut. Por ky sezon i Superligës ka treguar se veç Skënderbeut dhe Lushnjes që duket se i kanë privatizuar skajet e renditjes 8 skuadrat po bëjnë rotacion me vendet e tjera.
Tv Klan