Juventus në çerekfinalet e Champions
Juventusi kaloi në çerekfinalet e Champions League pas një fitoreje 2 – 1 të vështirë në fushën e Totenhamit. Goli i anglezëve dhe loja e vakët e italianëve gjatë pjesës së parë krijoi përshtypjen se do të eliminoheshin.
Lojtarët e Juves reaguan në të dytën, duke arritur suksesin me golat e Higuain dhe Dibala. Ndeshja e parë në Torino përfundoi në barazim 2 – 2.
Në çerekfinale kaloi edhe Manchester City që u mund në shtëpi 2 – 1 nga Bazeli. Fitorja 4 – 0 në sfidën e parë në Zvicër favorizoi ekipin e Guardiolës.
Tv Klan