Emri/ Akuzohet për mashtrim, pranga ndërtuesit
Policia e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Namik Pelivani, pasi akuzohet për “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e Namik Pelivani, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i proçeduar disa herë më parë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin A.L., të cilit i ka marrë 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69m2, në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe të rinovuar në vitin 2016, për t’i krijuar besueshmëri klientit. Gjithashtu ky shtatas nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave.
Në cilësinë e provës materiale të dyshuarit iu sekuestruan: 6 kontrata noteriale si dhe dokumenta të ndryshme si certifikata, skica apartamentesh dhe 1 aparat telefoni celular Theksojmë se ky shtetas është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera nga policia për vepra të ndryshme penale.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të mësipërm, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/tvklan.al
26/05/2016
Namik Pelivani, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” shpk, është akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda në vitin 2016.
Pelivani nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje, për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre, për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Në Mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve kallëzuan administratorin Namik Pelivani për mashtrim, pasi më parë ishin ngjitur, në formë proteste publike, në tarracën e pallatit që po ndërtohej prej tij, në truallin ku më parë ishin shtëpitë e tyre.
/tvklan.al