RUDINA – RAJNA KOVAÇI DHE RAMONA TULLUMANI: MAREDHENIA JONE NENE E BIJE; PROPOZIM SURPRIZE PER MARTESE.
Të ftuar:
Rajna Kovaçi -Publiciste
Ramona Tullumani -Soprano
Sot është 8 Marsi, një ditë kushtuar grave për kontributin e tyre të pashtershëm. Një ditë për të nderuar ato që sjellin në jëtë fëmijët, që sakrifikojnë, që ndërtojnë karrierë dhe që janë motori i shoqërisë.
Pikërisht në ditën e gruas në studion “Rudina” ishin të ftuara dy gra që kanë arritur të janë të sukseshme në fushat e tyre. Rajna Kovaçi publiciste, e fokusuar me shkrime për çështjet sociale dhe Ramona Tullumani një soprano e njohur. Por krahas suksesit të secilës nga ana profesionale, ato janë nënë e bijë.
Kovaçi është po ashtu trashëgimtarja e artistit të madh, Ramiz Kovaçi. Gjatë emisionit ato rrëfyen marrëdhënien nënë e bijë duke u rikthyer pas në kohë përmes kujtimeve.
“Në Shqipëri gratë tona festojnë në mënyra të ndryshme. Në fakt 8 Marsi është një ditë proteste pasi OKB vendosi ta quajë këtë ditë ditën e gruas. Duhet shkruar çdo ditë për gruan dhe jo vetëm një ditë. Nuk është e lehtë të jesh nënë dhe e suksesshme profesionalisht, por nëna ime më ka ndihmuar shumë.
Kur lindi Ramona unë qeshja, isha shumë e lumtur që ishte vajzë. Unë kam qenë 23 vjeç kur kam lindur dhe jemi rritur bashkë. Por unë kam qenë gjithnjë në pozicionin e nënës dhe jo të shoqes. Vajzat janë shumë të lidhura shpirtërisht me baballarët, por ata imitojnë nënat dhe ndjekin shembullin e tyre dhe unë jam munduar që emocionet e tepërta t’i kanalizoj pasi dy sy më ndiqnin vazhdimisht. Edhe pse Ramona është bërë nënë, unë jam ende busulla e saj. Jam munduar të jem në ekuilibër për të mos i përçuar asaj emocione negative”, tha Kovaçi.
Ndërkohë ndryshe nga nëna e saj, Tullumani tha se duke iu referuar moshës së re të nënës, e ka parë atë si shoqe dhe kujton se ka luajtur shumë me të.
“Fakti që mamaja ka qenë shumë e re kur unë kam lindur unë e shikoja si shoqe. Ne luanim si shoqe, luanim shumë bashkë. Mamaja kur nuk shkonim në teatër improvizonte teatër në shtëpi dhe më bënte lodra pa fund”, rrëfeu Tullumani.
Zenel Bajrami -Planifikues urban
Ada Kaloçi – Redaktore gjuhësore
Në datë 2 Mars në koncertin recital të këngëtarit Alban Skënderaj “Hapësira e një ëndrre” mes 2000 spektatorëve, një djalë do të ngjitej në skenë, do të ulej në gjunjë për t’i bërë një propozim jashtëzakonisht romantik dhe të bujshëm të dashurës së tij. Video u shpernda menjëherë nëpër portale dhe u bë shumë e famshme.
Pikërisht ky çift ishte sot në studion e “Rudina” në Tv Klan. Pedagogu Zenel Bajrami dhe Ada Kaloçi, redaktore gjuhësore rrëfyen emocionet e propozimit para mijëra spektatorëve dhe historinë e tyre të dashurisë.
Ka qenë këngëtari Alban Skënderaj i cili ka ftuar në skenë fillimisht Bajramin dhe më pas Kaloçin me pretekstin se është shpallur fituese e një shorteu dhe aty të dy kanë përjetuar emocione të forta.
“Të gjithë janë surprizuar, madje dhe unë vetë jam surprizuar nga gjithë angazhimi që mora. Ishte krejt e papritur. Arsyeja kryesore ishte se Alban Skënderaj ishte këngëtari i preferuar i Adës dhe i imi. Dhe unë thashë pse jo? Ti bëj një propozim aty ku Ada nuk e pret.
Shumë kolegë dhe studentë më pyetën a e njeh Albanin? Ishte thjesht një email ku ne kishim rezervuar biletat dhe kërkohej një video përshëndetëse, ky email i erdhi Adës. Unë mora kontaktin dhe pa u menduar i shkruajta. Nuk dija si do e organizoja, ishte ide e momentit. Nuk e prisja që do merrja një përgjigje pozitive, por të nesërmen më erdhi përgjigjia pozitive, aty më filluan emocionet dhe thashë: Po tani ç’do bëj?
Takova stafin e organizatorëve dhe menduam si do ta zhvillonim deri në fund si një surprizë. Ata kishin organizuar një shorte për biletat dhe ne menduam që do ishim pikërisht ne të dy ata që Albani do të ftonte në skenë dhe më pas do më kalonte mua mikrofonin dhe unë do mbaja fjalimin.
Ne jemi njohur përmes shoqërisë tonë të përbashkët. Ishin daljet tona të përbashkëta kur sapo isha kthyer nga studimet. Pas 3 vitesh pasi njiheshim filluam të dilnim bashkë dhe kemi qenë në kinema. Aty filloi e gjitha”, tha Zenel Bajrami.
Ndërkohë Kaloçi shtoi se ishte ‘pushtuar’ nga emocionet dhe se ka kuptuar gjithçka nga videot që i kanë dërguar miqtë.
“Ne ishim në skenë të dy, kishim rezervuar bileta dhe kur është thirrur emri im dhe i Zenelit mendova se do isha fituese e një shorteu për numrin e biletave që kishim rezervuar. Por jo. Gjatë rrugës mendova këtë dhe kur u ngjita në skenë ndodhi çudia. Ne jemi ende me emocione. Shohim videot dhe mendojmë kur ndodhi? Përmes videove që na dërgonin miqtë kemi kuptuar çfarë ndodhi. Albani na dedikoi edhe një këngë por ne nuk e dëgjuam se ishim mbi re”, shtoi më tej Ada Kaloçi
Rubrika “Quiz”