Vëllezërit përplasen me armë, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur në Turqi
Bilanc lufte nga një përplasje me armë mes dy vëllezërve në Erzurum të Turqisë. 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 2 të tjerë janë plagosur pas konfliktit në distriktin Horasan të Erzurumit.
Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, dy vëllezërit tregtarë kishin një konflikt të bartur në kohë që u kthye në sherr me armë ditën e sotme.
Njëri prej vëllezërve, identiteti i të cilit nuk ëhstë bërë ende i ditur, ka qëlluar për vdekje të vëllain dhe 4 nipa.
Në përplasje u plagosën edhe dy persona të tjerë, ndërsa vëllai vrasës është arrestuar në vendngjarje.
Pas ngjarjes tragjike, ekipe të shumta policie dhe xhandarmërie janë dislokuar për të garantuar sigurinë e zonës./tvklan.al