Superliga në javën e 24, lufta për vendin e dytë
Klevis Dalipit ëndrra iu bë realitet në një moment të vështirë. Ish-zëvendës trajner tek Partizani për 5 vite me radhë, 42 vjecari u promovua në drejtimin e bankinës. Në konferencën e tij të parë për shtyp ai tregon arsyen.
Ndeshja e tij e parë do të jetë ajo kundër Luftëtarit. Përballja e fundit ishte turpëruese për të kuqtë që tashmë duhet të rikuperojnë imazhin dhe pikët.
Pas një barazimi dhe dy humbjesh Flamurtari do të udhëtojë në Laç në një ndeshje të vështirë. Shpëtim Duro gjithsesi ka besim se në fazën e katërt skuadra që drejton do të arrijë objektivin, pjesëmarrjen në Europë.
Në Zeqir Ymeri, Kukësi do të presë Teutën. Trajneri Pacult e ka planin gati se si duhet të luajë kundër durrsakëve
“Do të tentojnë të luajnë me kundërsulme dhe e di që kanë lojtarë të rëndësishëm, por futemi me besim në vetvete për të bërë mirë. Lojtarët janë të vetëdijshëm për atë qe ka ndodhur në ndeshjet e fundit dhe nuk vetëkënaqen për të lënë lojën.”
Kamza–Vllaznia do të jetë një tjetër ndeshje interesante e javës së 24 ndërsa Skënderbeu do të ketë të lehtë në Korçë ndaj Lushnjës.
Skënderbeu dhe Lushnja okupojnë pozicionet ekstreme të renditjes.
Tv Klan