6 celularë në pako postare drejt burgut


6 celularë në pako postare drejt burgut

12:34 10/03/2018

Gjashtë telefona celularë janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Fier, pasi ishin dërguar përmes pakove postare tek 2 persona që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur.

Në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP.

"Në datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që u dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung"

, sqarohet në njoftim.

IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

/tvklan.al






Të ngjashme