Roma fiton me Torinon


Roma fiton me Torinon

14:51 10/03/2018

Roma kalon Torino duke e mundur me rezultatin 3 – 0 në sfidën e luajtur mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Olimpico”. Një sukses që e mban në vendin e tretë në kuotën e 56 pikëve ekipin e Di Francesco.

Në këtë takim Roma i mungonin Dzeko e Fazio, të dy të pezulluar. Për ekipin e Mazzarri ishte humbja e tretë që rezistoi në pjesën e parë, por duke u dorëzuar në të dytën. Golat u shënuan nga Manolas, kapitenit De Rossi dhe Pellegrini.

Fitorja e Roma është një sinjal që skuadra kryeqytetase nuk dorëzohet në garën e saj për një vend në Champions League. Ndeshja e radhës për Roma do të jetë në fushën e Crotone, ndërsa për derbin me Lazio duhet pritur 15 Prilli.

Tv Klan






Të ngjashme