Tërmet në Greqi


Tërmet në Greqi

10:46 11/03/2018

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Richter, ka rënë mëngjesin e së dielën në Jug të Kretës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ra në orën 10:21(ora lokale) në zonën detare.

Epiqendra ndodhej në një distancë prej 106 kilometrash në jug të Paleohorës ose 142 kilometra në jug të Hanianës dhe u ndje në disa zona të Kretës jugore.

/tvklan.al

 






Të ngjashme