Mitchell: Influencë ruse në Ballkan


Mitchell: Influencë ruse në Ballkan

15:10 12/03/2018

Nga Prishtina ndihmës/sekretari Amerikan i Shtetit Wess Mitchell ngriti edhe një herë shqetësimin për ndikimin negativ të Ruasisë në Ballkan, ne dem te institucioneve dhe stabilitetit demokratik.

“Kemi parë rritje të ndikimit rus në gjithë Ballkanin, me përpjekjet për të eliminuar institucionet demokratike. Dhe kemi qenë të qartë me rusët se kjo nuk është as në interesin e tyre dhe as të popujve të Ballkanit”,

u shpreh Wess Mitchell, ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit .

Komentin e bëri gjatë konferencës për shtyp me presidentin kosovar Hashim Thaçi, të cilit i garantoi mbështetjen amerikane për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri. Temë diskutimi edhe marrëveshja për demarkacionin kufitar me Malin e Zi, për të cilën ende nuk janë garantuar votat e nevojshme për ratifikimin. Presidenti Hashim Thaçi shpreson që kjo çështje të marrë zgjidhje këtë jave.

“Shpresoj se partnerët e koalicionit janë në bisedime intensive me listën serbe dhe kjo çështje do të përmbyllet në ditët e ardhshme”,

tha Hashim Thaçi.

Turi i nd/sekretarit Mitchell vijon të martën me Shkupin e të mërkurën në Beograd, aty ku tha se nuk do të paraqesë plan të veçantë për Kosovën, sikurse u fol të dielën në mediat serbe.

Tv Klan






Të ngjashme