Basha: Teatri i ri, barbari mbi historinë dhe kulturën


Basha: Teatri i ri, barbari mbi historinë dhe kulturën

00:05 13/03/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas prezantimit të projektit për Teatrin e ri Kombëtar,  projekt të cilin e quajti “

talibanizëm kulturor dhe historik”

.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, pak pasi kryeministri kishte prezantuar projektin, Basha tha: “

Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet përgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.

Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës.”

Tv Klan






Të ngjashme