Video/ Publikohen pamjet e një vrasjeje në sallën e gjyqit


Video/ Publikohen pamjet e një vrasjeje në sallën e gjyqit

13:18 13/03/2018

Publikohet video kur një i akuzuar vritet në sallën e gjyqit. 25-vjeçari afro-amerikan Siale Angilau u qëllua për vdekje me 4 plumba nga rojet e sigurisë në sallën e gjyqit, pasi rrëmbeu një stilolaps nga të pranishmit dhe u hodh për t’ia ngulur një personi që dëshmonte kundër tij.

Ngjarja ka ndodhur më 21 Prill 2014 në Salt Lake City. Angilau mori plagë të rënda dhe vdiq në spital.

Por gjykatësi i çështjes vendosi të publikojë xhirimet e asaj dite të kamerave të sigurisë pasi gjykata hodhi poshtë padinë e ngritur nga familjarët e viktimës ndaj oficeres që qëlloi  John Dowdell me akuzën e përdorimit të tepruar të forcës që shkaktoi vdekjen. Hetimi i FBI-së arriti në konkluzionin se të shtënat ishin të justifikuara.

25-vjeçari ishte nën hetim prej 2008-ës, me akuzat e pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Tv Klan






Të ngjashme