Stephen Hawking vdes në moshën 76-vjeçare
Shkencëtari më i famshëm në botë Profesor Stephen Hawking ka vdekur në moshën 76 vjeçare.
Fizikanti i shquar ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rrallë të qelizave nervore.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Hawking u diagnostikua në vitin 1963, kur ai ishte 21 vjeç dhe sfidoi eskpertët mjekësorë të cilët i thanë që kishte vetëm dy vite jetë.
Në 55 vitet që pasuan ai u bë shkencëtari më i famshëm në botë që prej Albert Einstein për punën e tij në eksplorimin e mistereve të hapësirës, kohës dhe vrimave të zeza pavarësisht se ishte i lidhur pas karriges me rrota dhe ishte në gjendje të komunikonte vetëm duke përdorur një kompjuter dhe sintetizuesin e tij të zërit.
Librat më të famshëm të Hawking janë modelet matematikore për Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit të Albert Einstein dhe natyrën e universit si:
Big Bangu
dhe
Vrimat e Zeza
.
Ai ka shkruar gjithsej 15 libra në disa prej të cilëve ka qenë bashkëautor.
Hawking lindi më 8 janar 1942 në Oxford të Anglisë dhe vdiq më 14 mars 2018./tvklan.al