Një koncert për traditën shqiptaro-greke
Muzikë e traditës shqiptare dhe greke do të dëgjohet në mbrëmjen e së premtes në Katedralen Orthodokse skenë që shfrytëzohet nga opera dhe baletit për shfaqjet e saj. Solistët për këtë koncert janë mezzo-sopranoja Vikena Kamenica dhe tenori grek Stavros Salabasopulos.
“Është ky derbi i bukur sepse janë dy kulturat tona në një ballafaqim shumë të bukur, në një gërshetim shumë të bukur të muzikës klasike”
, tha Vikena Kamenica.
“Muzika të cilës ne i shërbejmë është mbase mënyra e vetme që lidh popujt
“, u shpreh Stavros Salabasopulos.
“Bridges of Musical Tradition”, “Urat e traditës së muzikës” do të luhen nga instrumentistët tanë nën dirigjimin e fqinjit grek Eleftherios Kalkanis.
“Duke u bazuar sigurisht në emrat e krijuesve më të njohur grekë dhe shqiptarë”,
tha Zana Çela, drejtoresha e TKOB.
Koncerti është menduar në dy mbrëmje, në Tiranë të enjten dhe të premten në Vlorë në teatrin “Petro Marko”.
Tv Klan