Shkarkimi i Tillerson, mediat amerikane: Trump as nuk e telefonoi, largimin e mësoi në Twitter
Mediat amerikane zbulojnë të tjera detaje rreth shkarkimit të Sekretarit të Shtetit Reks Tillerson nga Presidenti Trump. Sipas tyre, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka denjuar as t’i telefonojë bashkëpunëtorit të tij për t’i komunikuar largimin.
Kur presidenti amerikan njoftoi shkarkimin e tij përmes Twitter, Sekretari i Shtetit nuk ia kishte idenë se ç’po ndodhte, madje edhe arsyet zyrtare të shkarkimit i ka të paqarta. Kështu shkruajnë mediat amerikane që i referohen një burimi nga zyra e Sekretarit të shkarkuar të Shtetit.
Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Tillerson nuk shprehu asnjë falenderim e mirënjohje për Presidentin amerikan Donald Tramp, në fjalimin e tij të lamtumirës përpara mediave. 66-vjeçari megjithatë vlerësoi punën e institucionit që ai drejtoi veçanërisht në frenimin e programit bërthamor të Penianit e hapjen e rrugës së dialogut të drejtpërdrejtë për këtë çështje me Uashingtonin.
Porosi la për pasardhësin Pompeo për rrezikun rus. Ai kërkoi të bëhej kujdes me politikat e izolimit të Rusisë, pasi sipas tij, shkëputja e kontakteve nuk i shërben aspak uljes paqësisht të tensioneve. Zyrtarisht Tillerson do të largohet nga detyra në fund të marsit. Ndërsa zëvendësi i tij John Sulliban do të marrë përsipër drejtimin e Departamentit deri në konfirmimin e pasardhësit të tij.
Tv Klan