Britania dëbon 23 diplomatë rusë
Britania revoltohet kundër Rusisë. Theresa May deklaron në Dhomën e Ulët të Parlamentit masat ndaj Rusisë, pas një serie vrasjesh misterioze të disa ish-agjentëve britanikë në shërbimet ruse. Dëbimi i 23 diplomatëve rusë brenda një jave, ndalim të çdo vizite apo ftese për Ministrin e Jashtëm Rus, Serghei Lavrov dhe mungesë totale të delegacionit britanik apo të pjesëtarëve të familjes mbretërore në Kampionatin Botëror të Rusisë 2018.
Gjithashtu nën vëzhgimin e rreptë të autoriteteve britanike tashmë do të jenë paratë e shtetasve, funksionarëve dhe biznesmenëve rusë. Masa të rrepta kontrolli apo edhe pezullime do të nënshtrohen të gjithë fluturimet private apo lëvizja e personave me shtetësi ruse dhe ngrirje e aseteve të shtetit rus që mund të ngjallin dyshime. Masat e rrepta janë marrë pas helmimit të ish-agjentit rus Skripal dhe vajzës së tij, me gaz nerving në Salisbury të Britanisë. Sipas Kryeministres së vendit, përgjigjet e Rusisë pas shqetësimeve britanike kanë qenë sarkastike dhe ofenduese, gjë që shpjegon sipas saj vetëm diçka, fajësinë e Rusisë mbi këtë çështje kaq të rëndë.
Ndërkohë, ajo ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB për këtë çështje që mbahet sonte në mbrëmje. Ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaron se përdorimi i gazit nerving është i papranueshëm dhe për këtë arsye do të mbahet një samit i BE javën e ardhshme. Nga ana tjetër, Britania ka rihapur hetimet për 14 vdekje të dyshimta të shtesave rusë apo të lidhur me Rusinë. I fundit është edhe vdekja e papritur dhe e dyshimtë e një kritiku të presidentit Putin orët e fundit në Londër. Gushkin ishte 68-vjeç dhe ishte një azilant në Britaninë e Madhe.
Klan Plus