Melek para vendimit të rëndësishëm
Melek e serialit “I Infiltruari” pritet të marrë një prej vendimeve më të rëndësishëm të jetës së saj.
Aktorja 26-vjeçare Bensu Soral është në një lidhje dashurie prej tre vitesh me biznesmenin Hakan Bas. Ndërsa këtë javë ata pritet të fejohen, duke i hapur rrugë edhe martesës. “HaberTurk” raporton se Soral është takuar në lagjen Bebek të Stambollit me shoqen e saj stiliste, Selma Çeilk, të cilës i ka pohuar se i dashuri i saj do t’i kërkojë dorën ditën e premte. “Selma do të më përgatisë një fustan për këtë natë”, tha Soral pas takimit sipas “Haberturk”, duke shtuar se dasma pritet të mbahet në muajin tetor. Soral u vu në qendër të vëmendjes në Turqi si një ndër aktoret më simpatike dhe të suksesshme falë rolit të Melekut në Serialin “I Infiltruari”, transmetuar për publikun shqiptar nga “Klan Plus”. /tvklan.al