
Rama: Asnjë që është i aftë për punë nuk do të marrë ndihmë ekonomike
Këtë të enjte Kuvendi ka pikë të parë mocionin me debat me Kryeministrin Edi Rama për skemën e ndihmës ekonomike. I pari që nisi seancën ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i cili i kërkoi kryeministrit llogari lidhur me përjashtimin e familjeve që merrnin ndihëm ekonomike dhe janë përjashtuar nga skema. Menjëherë e mori fjalën kreu i qeverisë Rama, ku tha se me këtë reformë kanë përfituar shumë familje që më parë nuk kanë qenë në sistemin e ndihmës ekonomike dhe formula e përdorur është testuar më parë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Kryeministri ishte i prerë kur tha se ata që janë të aftë për punë nuk do të marrin ndihmë ekonomike.
Një pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Ky mocion me debat i kërkuar nga kolegët e PD është një tjetër mundësi që shqiptarët të shohin qartë mes atyre që nuk dinë çfarë kërkojmë dhe ne qe jemi përpara. Në sfond të kësaj reforme ka një pamje të qartë. Mbulimi mbi skemën ekonomike është rritur ndjeshëm.
Ne po përdorim një formulë të cilën e kemi testuar më parë në disa Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Në vitin 2012 u nënshkrua marrëveshja në këtë Kuvend dhe u ratifikua. Në 2012 qeveria e asaj kohë vendosi përdorimin e një formule pikëzimi. Qeveria e asaj kohë e cila sot është jashtë kohe, hoqi dorë ta zbatonte reformën ashtu siç ka bërë edhe me reformat e tjera. E merrnin ndihmën ekonomike dhe e ndanin me njërin tjetrin, e çonin tek fara dhe tek fisi.
Ne e nisëm reformën menjëherë dhe hoqëm disa kritere, eliminuam disa burokraci, u hoqën 8 dokumente, nga 9 që ishin.
U krijuar sistemi elektronik me ekspertët e Bankës Botërore. Kjo e fundit saktëson se kjo metodën identifikon familjet në nevojë të veçantë, atributeve të kushteve të jetesës që lidhen me varfërinë. Këtu flitet në hava, por nuk thuhet asgjëkund se këto ndryshime që ne sollëm, kanë mundësuar që 18730 familje të aplikojnë për skemën e ndihmës ekonomike që më parë nuk kishin të përfshira. Janë 10360 familje që kanë aplikuar për herë të parë, që deri dje ishin të përjashtuara. Lotët e krokodilit që derdhën përditë në mungesë të lidershipit dhe të një programi pengojnë që të shikohet një gjë që duhet përsëritur.
15 mijë familje që më parë trajtoheshin me ndihmë ekonomike të pjesshëm do të trajtohen me ndihmë ekomomike të plotë nga 80 mijë lekë deri në 110 mijë lek të vjetra.
Përjashtim nga tarifat e arsimit të lartë për familjet që janë më ndihmë ekonomike.
Familjet me ndihëm ekonomike janë përjashtuar nga pagesa e plotë e procesit të legalizimeve të banesave,
tha Rama./tvklan.al