Video/ Dhunohet në gjumë pacienti
Një pacient ka filmuar momentin kur një pacient tjetër po sulmohej me shkop ndërsa ai flinte. Në video mund të shihni një burrë të moshuar, edhe ai pacient, i cili godet me shkop pacientin e shtrirë në krevatin ngjitur.
Njeriu që goditet bërtet “oh dreq” dhe pyet çfarë po ndodh. Njeriu me shkop përgjigjet “asgjë nuk po ndodh” para se ta godasë edhe një herë tjetër.
Taylor Parkinson, 33 vjeç, nga Leigh, Manchester i cili regjistroi videon, tha:
“Ne morëm ilaçet tona dhe ishim gati për të fjetur, kur i moshuari filloi të fliste”.
“Po bëja një video për t’ia dërguar bashkëshortes sime kur ai goditi pacientin tjetër të dhomës me shkopin e tij, ndërkohë që po flinte. Një infermiere dëgjoi të bërtiturat dhe erdhi për të qetësuar pensionistin. Pacienti i sulmuar u trondit në fillim, por në mëngjes ai ishte qetësuar dhe të gjithë qeshëm me këtë skenë”
./tvklan.al