Çështja Tahiri, Kuvendi miraton Komisionin Hetimor


Çështja Tahiri, Kuvendi miraton Komisionin Hetimor

23:40 15/03/2018

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Orët e vona të së enjtes u miratua lista me 11 anëtarë e Komisionit Hetimor që u kërkua nga opozita për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë si dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Myslym Murrizi  nga radhët e PD, Endrit Brahimllari nga LSI dhe Xhemal Qefalia, Bashkim Fino, Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu dhe Paulin Sterkaj nga radhët e PS do të verifikojnë gjithashtu edhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin drejt Italisë të Nazer Seitit, i njohur si “financieri” i Habilajve.  

Komisioni do të drejtohet nga Edi Paloka, ndërsa në postin e nënkryetares është caktuar Ermonela Felaj./tvklan.al






Të ngjashme